Miliarderi Elon Musk prezantoi në shfaqjen më të fundit teknologjike prototipin më të fundit të robotit humanoid, i krijuar nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla.
I quajtur Optimus, roboti u shfaq në skenë në Silicon Valley, duke ngritur në këmbë audiencën që ishte e pranishme, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Shefi i Teslës deklaroi se roboti është ende duke u përmirësuar dhe se shumë shpejt do të jetë në shitje për publikun e gjerë.
Sipas inxhinerëve, ky robot do të testohet për të punuar në fabrikat e makinave përpara se të dalë në shitje.
VIDEO:
https://twitter.com/Tesla/status/1576045399697084416