Nga sot secili person që do të regjistrojë veturën do të marrë targa të reja. Lëshimin e tyre e ka filluar Ministria e Punëve të Brendshme. Në ceremoninë që u organizua sot, ministri në shkarkim Bajram Rexhepi tha se targat ndahen në 6 regjione nëpërmjet shifrave.
Obligim për mbajtjen e tyre e kanë edhe minoriteti serb që jeton në Kosovë. Targat e reja janë të ndara në gjashtë regjione, të cilat merren vesh sipas shifrave. Sot u dhanë targat për Prishtinën, me shifrën 01. Sipas ministrit në shkarkim, Bajram Rexhepi, marrja e targave nuk është e obligueshme për çdo veturë por secili regjistrim i ri i veturës do ti marrë targat e reja dhe librezën me dizajn të ri.
Rexhepi bëri të ditur se edhe minoriteti serb është i obliguar që veturat e tyre të regjistrohen në Kosovë dhe tabelat e veturave të tyre të mbajnë mbishkrimet RKS