Parakalimi i ekipit të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’ ka tërhequr interesimin e shumë personaliteteve të njohura.
Ekipi i Kosovës ishte i 67-ti në listën e parakalimit, ndërsa ekipit i prinë xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.
Këngëtarja Rita Ora ka shpërndarë një postim të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për lojërat olimpike, duke uruar ekipin: “Përpara Kosova… Shumë fat”.
