Në kuadër të qëndrimit të saj në Kosovë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora është pritur nga i pari i kryeqytetit Përparim Rama.
Asaj iu nda çmimi ‘Çelësi i Qytetit’.
“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë! Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

