Në këtë koncert, i cili është mbajtur në Britani të Madhe, ka marrë pjesë edhe Rita Ora.
Me këtë rast, ajo është shprehur se përkrah të gjithë artistët shqiptarë, por në veçanti, ka lavdëruar DJ Regardin, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
“Kosova po ngrihet. Faleminderit që erdhe të më shohësh… Jam shumë e lumtur për ty DJ Regard për të gjitha sukseset e tua! Sa më shumë nga ne, aq më mirë! Vazhdo të fitosh dhe të shkëlqesh si një yll siç je!”, ka shkruar Ora në Facebook.
