Rita Ora dhe Liam Payne do të performojnë bashkë sonte në skenën e “Brit Awards 2018”.
Kënga “For You” e dyshes së njohur, që tashmë ka bërë bujë në gjithë botën, është kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”, transmeton Albinfo.ch.
“Jam shumë e lumtur që e kam Liam Paynen bashkë në performancën time”, ka shkruar në rrjete sociale këngëtarja kosovare.
Në këtë mbrëmje përpos Rita Orës merr pjesë edhe Dua Lipa që është e nominuar në pesë kategori.