Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, po vazhdon me suksese në karrierën e saj. Rita do të qëndrojë në Gjermani, ku do të marrë pjesë në ngjarjen më të madhe muzikore gjermane, Echo Awards.
Në këtë ceremoni Rita Ora është e nominuar në disa kategori, përfshirë në një kategori është e nominuar në konkurrim me Dua Lipën, përcjell albinfo.ch.
Rita Ora është shumë e njohur në Gjermani, dhe mediat i kanë kushtuar rëndësi të veçantë ardhjes së saj.
Kështu, revista Glamour, edicioni gjerman, do ta ketë në ballinën e re Rita Orën, e cila shfaqet plot stil.
“Po vij jo vetëm për të performuar, por rrini gati edhe për kopertinën e radhës të revistës Glamour”, shkroi Rita në rrjetet sociale.
