Këngëtarja shqiptare, Rita Ora shpesh herë e ka dëshmuar se pavarësisht famës së madhe që ka dhe jetesës në Londër tash e shumë vjet, nuk i harron traditat shqiptare.
Sa herë që asaj i vjen mundësia, këngëtarja vallëzon apo edhe flet shqip, shkruan ‘Prive.al’.
Një video e fundit shfaq Ritën në valle në shtëpinë e një familjari të saj, mbrëmë për Krishtlindje, përcjell albinfo.ch.
Në sfond dëgjohet kënga e Shpat Kasapit “Valle kosovare”.
https://www.instagram.com/p/Br2CNQrFWLC/