Koncerti i Rita Orës në jubileun e pavarësisë së Kosovës ishte gjëja më e mirë që ju ndodhi kosovarëve, por ajo mbeti e kënaqur me numrin e madh të qytetarëve që morën pjesë në koncertin e saj.
Në një postim në rrjetin social “Instagram” këngëtarja është shprehur se asaj i është thënë që rreth 300 mijë qytetarë morën pjesë në koncert, për çka ka shkruar se është tejet e lumtur dhe krenare, përcjell albinfo.ch.
“Më kanë thënë që rreth 300 mijë njerëz ishin për të më parë sonte. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk do të doja të isha askund tjetër në botë. E nisëm bashkë këtë, pa ju nuk do të isha këtu”, ka shkruar Ora në rrjetet sociale.