Rita Ora do të udhëheqë një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në ‘Times Square’
0 Likes0 Share
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka njoftuar së fundmi përmes Twitter-it se do të jetë nikoqire dhe performuese në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale të Vitit të Ri, të organizuar në ‘Times Square’ të New Yorkut, përcjell albinfo.ch. Duke përdorur platformat e saj sociale, Ora ndau lajmin emocionues me miliona ndjekësit […]
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka njoftuar së fundmi përmes Twitter-it se do të jetë nikoqire dhe performuese në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale të Vitit të Ri, të organizuar në ‘Times Square’ të New Yorkut, përcjell albinfo.ch.
Duke përdorur platformat e saj sociale, Ora ndau lajmin emocionues me miliona ndjekësit e saj, duke shprehur ndjenjat e saj të nderit dhe entuziazmit për të qenë pjesë e një tradite të tillë të madhe festive.
“Është nder të jem bashkëprezantuese e mbrëmjes së Vitit të Ri ‘Rockin Eve’ me Ryan Seacrest drejtpërdrejt nga ‘Times Square’. Mos e humbisni më 31 dhjetor, në ora 8/7c në ABC”, ka shkruar 33-vjeçarja në Twitter.
Marrja e përgjegjësisë si nikoqire e përbashkët me Ryan Seacrest, një nga figurat më të njohur televizive, në natën e Vitit të Ri, për një festim të tillë spektakular në zemrën e New Yorkut, është pa dyshim një moment kulminant në karrierën e Ritës dhe dëshmi e suksesit të saj të vazhdueshëm.