Pop këngëtarja nga Britania, me prejardhje kosovare, Rita Ora, ka fituar një çmim nga revista më e madhe britanike, “The Sun”.
Ylli i muzikës, Rita Ora është vlerësuar si artisja e re më e mirë në Britaninë e Madhe për vitin 2012.
Robbie Williams i është ndarë çmimi si mashkulli i vitit 2012 në Britani ndërsa Emeli Sande është shpallur femra më e mirë e vitit.
Tabloidi më i madh britanik, “The Sun” ka shpallur edhe sportistin më të mirë. Ky çmim i është ndarë Andy Murray, ndërsa filmi më i mirë i vitit është vlerësuar të jetë “Skyfall”.