Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, doli për darkë me miqtë e saj në Cipriani Wall Street, tek Big Apple. 27-vjeçarja i theu rregullat duke hyrë brenda me kapelë dhe me pallto.
Ora ka njoftuar se albumin e dytë të saj i ka kushtuar Aviciit, i cili vdiq këtë vit. “Unë jam duke iu falënderuar atij, duke vënë këngën “Lonely Together” në album. Ai ishte një njeri i pabesueshëm dhe një talent i rrallë. Ne ishim miq shumë të mirë dhe ai ndryshoi jetën time. Në një mënyrë, albumi i është dedikuar atij”, ka thënë Ora në një intervistë për “A Listit”, shkruan Albinfo.ch
Albumit i dytë i titulluar “Phoenix” pritet të publikohet shumë shpejt.