Ambasadori amerikan, Greg Delawie i cili ka përfunduar misionin e tij tre vjeçar në Kosovë ka ripërsëritur se politika nuk duhet të ndërhyj në sistemin e drejtësisë.
Në një mbrëmje amtumirëse të organizuar nga ana e zyrës së presidentit Thaçi, Delawie ka thënë se ka besim tek qytetarët e Kosovës.
“Kemi punuar me produktivitet, për tre vitet e kaluara, por, po largohem me shpresën sepse e di që qytetarët e këtij vendi kanë potencial për të siguruar progresin e Kosovës në kapitullin e radhës”, tha Delawie.
Ai tha se “qytetarët duhet të shohin që politikanët të mos përzihen në drejtësi”.
Në anën tjetër ambasadori amerikan tha se dekada e parë e formimit të shtetit ishte të formonte institucionet ndërsa dekada e radhës duhet të jetë forcimi i institucioneve dhe implementimi i ligjeve.