Skip to content

Rinis futbolli edhe në Austri

Edhe Austria ka vendosur të rinisë futbollin. Qeveria austriake ka vendosur që të rifillojnë aktivitetet sportive që ishin ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19.

Bundesliga austriake zhvilloi dy ndeshjet e fundit në datë 8 mars, por ky sezon do të përfundojë. Qeveria kanë dhënë leje për rinisjen e futbollit, shkruan Albinfo Austria.

Kampionati do të rifillojë në datë 2 qershor, teksa tre ditë më parë do të zhvillohet finalja e Kupës së OFB Cup.

Salzburg do të ndeshet me Austria Lustenau në 30 maj për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.

623 njerëz kanë humbur jetën në Austri prej koronavirusit, teksa të prekurit po i afrohen numrit 16 mijë, nga të cilët 14.148 janë shëruar.