Xherdan Shaqiri më në fund iu është rikthyer fushave të gjelbra për skuadrën e tij angleze, Stoke City. Ndeshja e fundit e Shaqiri me skuadrën angleze ishte në janar ndaj Manchester United, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri ishte nga minuta e parë në takimin ndaj Liverpoolit. Ylli shqiptar madje shënoi në minutën e tretë, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Sidoqoftë, Shaqiri la gjurmë në këtë ndeshje, duke asistuar për Walters, që i dha epërsinë Stoke Cityt.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Liverpooli bëri përmbysjen dhe fitoi me rezultat 2:1.