Pas disa orë pezullimi për nisje dhe uljeve të aeroplanëve, Aeroporti i Rinasit i është kthyer normalitet. Deri të anulimi i disa fluturimeve ka ardhur si pasojë e motit të keq, i cili ka sjellë përmbytje edhe në pistën e aeroportit.
Pas uljes së nivelit të ujit dhe përmirësimit të kushteve klimaterike, autoritetet e aeroportit vendosën rikthimin normal të fluturimeve, transmeton TCH.
Gjatë natës u raportuar se 2 avionë nuk janë lejuar të ulen, për shkak të ujit të shumtë që kishte në pistë. Njëra nga kompanitë e fluturimit anuloi fluturimet e saj drejt Shqipërisë, ndërsa të tjerat mësohet se i devijuan drejt Barit dhe Shkupit.
Ndryshe, reshjet e pandërprera të shiut kanë ndikuar që shumë rrugë në Shqipëri të bllokohen, ndërsa raportohet për përmbytje.