Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.
Llogaritja e kohës sipas skemës verore/dimërore ka filluar në kuadrin e shteteve të BE-së në vitet e shtatëdhjeta. Me këtë rregullim synohej që të shfrytëzohej më shumë drita e ditës, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike.
Por, gjithnjë më shumë shkencëtarë hedhin dyshime rreth dobisë që mund të sjellë një masë e tillë.
Në disa vende ndryshimi i orës nuk aplikohet, ndërkohë që Rusia po shqyrton mundësinë që të mos e ndryshojë më orën zyrtare. Përveç kësaj, nga studimet sociologe, ndryshimi i orës shoqërohet me ankth dhe rritje stresi për mjaft persona.