Ditët me temperature të larta pritet të kthehen në Zvicër.
Kështu kanë njoftuar mediat zvicerane, në bazë të meteorologëve.
Zvicra pritet të ketë mot deri në 37 gradë. Vala e nxehtësisë pritet të fillojë që nga e hëna.
Po ashtu sipas raportimeve të mediave, muaji qershor konsiderohet si një nga muajt më të nxehtë që ka kapluar vendet e botës vitet e fundit.