Pritjet në Merdarë assesi të zvogëlohen, madje ato vetëm sa janë shtuar në këtë pikë kufitare.
Pritjet për hyrje në Kosovë ishin deri në 3 orë, kurse në dalje deri në 2 orë e gjysmë, bën të ditur televizioni publik i Kosovës.
Pritjet ishin në të dyja anët e kufirit. Në hyrje të Kosovës, bashkatdhetarët kanë pritur deri në 3 orë, kurse në dalje pritjet janë deri 2 orë e gjysmë, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës sërish u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pasi në Merdarë janë duke u zhvilluar punimet në zgjerimin e vendkalimit kufitar.
https://web.facebook.com/rtklivecom/videos/10155265217683859/