Në Shqipëri duket se po rifillon jeta e turizmit. Pas një viti të vështirë pandemie, turizmi nis rimëkëmbjen, transmeton albinfo.ch.
Panairet mbeten një mjet i rëndësishëm për promovimin e turizmit. Një ndër panairet më të rëndësishme është ai i Rusisë, MITT, që po mbahet në Moskë.
MITT është ndër panairet më të rëndësishme, ku shtetet pjesëmarrëse reklamojnë destinacionet dhe produktet e tyre turistike për 3 ditë, ku marrin pjesë mijëra agjenci dhe operatorë turistikë.
Edhe Shqipëria ka qenë një ndër destinacionet e frekuentuara rreth vendeve turistike në këtë panair. /Albinfo.ch




