Në Qendrën Andrew Mellon në Washington u zhvillua të hënën ceremonia “21st Century Achievement Award” me dhënie çmimesh për arritjet kompjuterike në fushën e mjekësisë.
Këtë herë çmimi vjetor në këtë fushë ju dha Fondacionit të Spitalit Ndërkombëtar Virtual Elektronik, që është edhe krijuesi dhe zbatuesi i Programit të Telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri, njofton Zëri i Amerikës.
Medaljen e mori Drejtori i Projektit të Telemjekësisë në Ballkan, doktor Rifat Latifi, mjek traumatolog, aktualisht duke punuar për ndërtimin e sistemit të traumave në Doha të Katarit. /voa/