Pasi terapia për shpëtimin e jetës së Laura Koraqit në Kosovë është e pamundur, pas zbulimit të një lloj tumori, tashmë shumë persona kanë grumbulluar mbi 200.000 franga zvicerane, shkruan e përditshmja zvicerane “Ëalliser Nachrichten”. Babait të saj dhe Laurës, në ndihmë i doli Dr. Josef Kuonen, i cili ata i solli në Ried-Brig. Laura tashmë i ka kryer pesë “chemoterapi” dhe më 14 prill të këtij viti parashihet operimi i saj.
Sipas të gjitha llogarive paraprake, i gjithë procesi do të kushtojë rreth 320.000 franga. Sipas Dr. Josef Kuonen, nuk duhet të humbet optimizmi dhe shpresa se deri në operacionin e saj kjo shumë do të grumbullohet. Përpos donacioneve nga nxënësit, shtëpitë e të moshuarve dhe donatorëve të ndryshëm privatë, në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe disa mjekë eminentë të cilët kanë hequr tarifat e tyre nga honoraret.
Pas operacionit vijon një sërë trajtimesh të tjera mjekësore. Pas kësaj, prindi i Laurës do të punojë në Fribourg, ndërsa ai dëshiron që në Zvicër t’i sjellë edhe bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tjerë.