Këngëtari portorikan me famë botërore, Ricky Martin, ka arritur sot në Tiranë, ku do të mbajë koncert. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari me një postim në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar një fotografi me flamurin shqiptar, ndërsa ka shkruar në gjuhën shqipe: “Shqipëri, kemi ardhur”.
Para koncertit që do ta mbajë më 20 korrik në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Ricky ka zgjedhur të udhëtojë dy ditë më herët për ta shijuar Tiranën.
Koncerti i këngëtarit të famshëm latino-amerikan vjen pak ditë pas koncertit të Enrique Iglesias, një tjetër këngëtar i famshëm./Albinfo.ch