Sot janë riatdhesuar edhe 143 shtetas të Kosovës dhe është njoftuar se ka edhe të tjerë që po presin të kthehen në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Ky është njoftimi i plotë i ambasadës:
“Sot nga aeroporti i Stuttgartit në Gjermani kemi riatdhesuar edhe 143 shtetas të Kosovës. Nga fillimi i pandemisë dhe deri me këtë fluturim, Misioni Diplomatik i Republikës së Kosovës në Gjermani, përkundër të të gjitha vështirësive, ka arritur të kthejë më shumë se 520 shtetas në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.
“Janë edhe qindra tjerë që po presin dhe i lus për mirëkuptim e durim. Dua me këtë rast të shpreh falënderime të veçanta për krejt personelin e Konsullatave të Kosovës në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Duesseldorf, Hamburg dhe stafin në Berlin për punën e palodhshme për t’u shërbyer shtetasve tanë në këtë kohë me sfida të pashembullta”, thuhet tutje në njoftim.