Pasditen e sotme në Shqipëri, pas kthimit të tyre vullnetar, janë riatdhesuar 110 shtetas shqiptarë, të cilët ishin duke qëndruar në mënyrë jo të ligjshme në Francë dhe në zonën Schengen,
Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin.
Policia e Shtetit ka bërë apel te të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonën Schengen të mos bëjnë përpjekje pët të aplikuar për azil, pasi Shqipëria është vend i sigurt dhe shanset për ta marrë azilin janë zero.
“Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në një nga vendet e zonës Schengen, që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ. Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët, do vijojë operacionet e riatdhesimit dhe do forcojë masat duke shtuar patrullimet në kufirin jeshil”, ka njoftuar policia shqiptare, përcjell albinfo.ch.