Duke filluar nga muaji qershor, fluturimet për riatdhesim të të huajve do të bëhen me përcjellje të vëzhguesve të pavarur.
Këta të fundit do të bëjnë vëzhgimin e rrjedhës së riatdhesimit. Bëhet fjalë për bashkëpunëtorët e komisionit nacional për mbrojtje nga tortura, të cilët kujdesen që në fluturimet e kontestuara të mos ketë keqtrajtime të të kthyerve. Bashkësia e kishave evangjelike ka përcjellë dhjetë fluturimet e fundit dhe ka përpiluar një dokumentacion lidhur me to. Shoqëruesit në fjalë kanë bërë testimin e përgjegjësve të sigurimit të fluturimit lidhur me profesionalitetin e punës së tyre.