Aktorja Reese Witherspoon ka kërkuar nga fansat e saj për ta pranuar për atë që është – pasi numri i fundit i revistës “Vanity Fair” i zbuloi papritmas një këmbë të tretë.
Ajo është një nga 12 yjet e fotografuara nga Annie Leibovitz për numrin e revistës, që publikohet çdo vit gjatë sezonit të ceremonive në Hollwyood.
Vanity Fair tha se këmba e tretë e Witherspoonit ishte “një linjë e fustanit të saj”.
Megjithatë, aktorja s’ishte e vetmja që iu shtua një gjë. Në një tjetër fotografi që tani është fshirë, Oprah Winfrey mori një dorë më shumë, transmeton Albinfo.ch.
Vanity Fair e ktheu këtë gabim në shaka duke thënë se Opra, që u përfol si kandidate për presidente, nuk mund të menaxhojë gjithçka me vetëm dy duar.
Që nga publikimi i fotografive, rrjetet sociale janë pushtuar me shakatë për yjet e revistës.