Europarlamentari Thijs Reuten i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që t’i propozojë shteteve anëtare heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës, ndërsa njëkohësisht të fillohet edhe procedimi i aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Reuten theksoi se nuk ka asnjë arsye që BE-ja të vazhdojë zvarritjen e këtij procesi.
“Komisioni Evropian duhet t’u propozojë shteteve anëtare heqjen e menjëhershme të masave kundër Kosovës dhe të fillojë përpunimin e kërkesës për anëtarësim në BE”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, Thijs Reuten, është një prej zërave më pro-Kosovë në PE dhe disa herë ka theksuar që BE-ja duhet të jetë e drejtë dhe konsistente me shtetet që i kanë përmbushur kriteret demokratike dhe sundimin e ligjit.