Duke filluar nga viti 2010 çmimi i orës së punës ka shënuar rënie në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Mesatarja e kësaj rënjeje ësjhtë 0.7 për qind. Këtë e tregon një raport i realizuar me porosinë e shërbimeve parlamentare të Dhomës së Ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe.
Mesatarja e ulët prej 0.7% ndërkaq “mbulon” dallime tejet të mëdha në mes të vendeve përkatëse sa i përket lartësisë së të ardhurave. Kështu, në Britani të Madhe, Greqi, Portugali dhe Holandë, të ardhurat kanë rënë, si pasojë e inflacionit, për rreth 5 për qind. Në Spanjë kjo rënie ka qenë për 3.3 për qind dhe në Qipro, 3 për qind.
Ndryshe nga këto vende, në shtetin më të fuqishëm ekonomikisht të BE-së, në Gjermani, të ardhurat janë rritur në shkallën prej 2.7 për qind.