Migracioni në Zvicër, në vitin 2017 kishte pësuar një rënie prej 5.3% në krahasim me vitin 2016. Këtë konstatim e ka nxjerrë raporti më i ri për migracionin, i titulluar “Migration Outlook” i OECD-së, Organizatës Evropiane për Bashkëpunimm ekonomik dhe Zhvillim.
Në përgjithësi, gjatë vitit 2017 në Zvicër janë vendosur për të qëndruar një kohë të gjatë ose përgjithmonë rreth 118.000 migrantë. Numri më i madh i tyre kanë ardhur nga Gjermania, thuhet në raport, transmeton albinfo.ch. Pas gjermanëve, në radhë vijnë italianët dhe francezët. Bëhet fjalë para së gjithash për punëtorë sezonalë ndërsa një pjesë m ë e vogël e tyre, si studentë
Por ndryshe është gjendja në vendet e OECD-së, marrë në përgjitheësi, sa i përket migracionit. Atje gjatë vitit 2018 kanë migruar 5.3 milionë të huaj që është një ngritje e vogël në krahasim me vitin 2017 ndërkohë që numri i azilkërkuesve ka shënuar rënie të madhe, përcjell albinfo.ch. Po u krahasua gjendja me vitet 2015 dhe 2016, në vitin 2018 ka pasur një rënie të numrit të tyre prej 34%.
Si pasojë e numrit të zvogëluar të azilkërkuesve, gjatë vitit të kaluar në vendet e OECD-së ka pasur po ashtu rënie edhe të numrit të refugjatëve me status të njohur. Në përgjithësi, numri i atyre që gjatë vitit 2018 kanë fituar leje qëndrimi në vendet në fjalë, ka qenë për 28% më i vogël se një vit më parë.
Nga ana tjetër, në pesë vitet e fundit janë rritur shanset për të gjetur një punë si migrant. Kjo vlen për të gjitha vendet e OECD-së. Në rastin e Gjermanisë, për shembull, është treguar i suksesshëm aksioni për punësimin e fuqisë punëtore nga Ballkani, siç vëren edhe raporti më i ri i OECD-së.
Mesatarisht më shumë se 68% të migrantëve kanë gjetur vende pune në këto shtete, ku mesatarja e papunüesisë është 9%.