Që nga muaji prill ka filluar rënia e inflacionit në Zvicër. Këtë muaj është shënuar pika me e ulët që prej një viti. Shifrat tregojnë për një nivel inflacioni në Zvicër prej 2.6%, shkruan 20minuten.
Në Zvicër, inflacioni ra lehtë në prill. Krahasuar me muajin korrespondues të një viti më parë, inflacioni ishte +2.6%, njoftojnë nga Zyra Federale e Statistikave, përcjell albinfo.ch.
Nga Qeveria bëhet e ditur se ka rritje të stabilitetit.
“Çmimet e linjave ajrore dhe të paketave të udhëtimeve janë rritur, si dhe veshjet dhe këpucët. Në të kundërtën, çmimet për industrinë e hotelerisë kanë rënë, siç kanë rënë edhe ato për fruta, perimet dhe vajin për ngrohje”, shkruan 20minuten.