Deflacioni i çmimeve të prodhimit në Kosovë ka rënë ndjeshëm në 5.4 % në tremujorin e dytë nga 0.5 % që ishte në tremujorin e parë të këtij viti, bën të ditur zyra e statistikave, shkruan albinfo.ch.
Rënia në tremujorin e dytë të vitit 2016 ishte për shkak të rënies së energjisë elektrike në 16.5 %, bëri të ditur zyra e statistikave.
Sektori i energjisë ka peshën më të madhe me 28.9% në indeksin e çmimeve të prodhimit.
Në baza tremujore, çmimet e prodhimit kanë rënë për 4.6% në prill-qershor, derisa rënie kishte prej 0.6% në janar-mars.
Çmimet në sektorin e ushqimit, e cila ka peshën e dytë më të madhe prej 13.7%, kanë rënë për 0.4% në vit në tremujorin e dytë. Çmimet e prodhimit të produkteve jo-metalike minerale, të cilat kanë peshën e tretë më të madhe të 12.6 % kanë rënë në 6.4% në vit.