Derisa euro gjithnjë e më shumë po dobësohet kundrejt frangut zviceran, nga ana tjetër gjithnjë e më shumë, blerja jashtë Zvicrës po bëhet edhe më atraktive.Qumështin, parfumet ose xhinset, në zonën e euros mund t’i bleni me gjysmë e cmimi krahasuar me Zvicrën
Sipas televizionit zviceran SF, një zviceran, në ditë mund të blejë mallëra nga Gjermania në vlerë prej 300 frangash zvicerane, pa paguar doganë dhe TVSH. Përjashtim bëjnë alkoholi, duhani dhe mishi.Kush e dëshiron 19 për qindëshin e TVSH-së, për mallin e blerë në Gjermani, atëherë duhet fatura të jetë vulosur në doganë. Gjithnjë e më shpesh zviceranët blejnë produkte të lira në dyqanet evropiane edhe nëpërmjet postës.