Një nga yjet më të mëdha të Zvicrës në futboll ishte Xherdan Shaqiri.
Futbollisti shqiptar u largua nga Nati, ku ka thyer shumë rekorde, por njëri vështirë se mund të thyhet, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri është i vetmi futbollisti evropian që shënon në gjashtë gara të mëdha të futbollit botëror dhe evropian.
Xherdani ka shënuar në:
▪️ 2014 Kupa e Botës
▪️ 2016 Euro
▪️ 2018 Kupa e Botës
▪️ 2020 Euro
▪️ 2022 Kupa e Botës
▪️ 2024 Euro
Ai në 125 ndeshje ka shënuar në total 32 gola.