Qindra familje morën pjesë në një organizim të madh në Kinë duke provuar të thyejnë një rekord të Librit të Rekordeve “Guinness”.
889 njerëz ishin veshur me kostume verdh e gjelbër për të thyer me sukses rekordin për Turmën më të madhe të njerëzve të veshur si luledielli.
Organizimi ndodhi në Guangzhou.
“Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e Rekordeve! Jam shumë i zënë me punë dhe me të vërtetë e vlerësoj mundësinë që me fëmijët e mi erdha këtu në këtë vend të bukur dhe të isha pjesë e aktivitetit me rëndësi”, ka thënë një prind pjesëmarrës në rekord, transmeton Albinfo.ch.
Rekordi i shkuar ishte grumbullimi i 748 njerëzve në Gjermani më 2015.