Tashmë videoja është klikuar më shumë se 166 mijë herë. Këtë video e ka postuar “Aatma Studio” me 10 mijë “iPhone 5”, të renditur një me ngjyrë të bardhë e një të zezë.
Jo vetëm kaq radhët e telefonave “IPhone 5” arrijnë deri në ashensorin e katit të parë për të vazhduar në katin dytë. Krejt në fund nga kjo lojë me telefona mobil paraqitet një ekrani i madh i ndërtuar nga vetë iPhonët.
Karakteristike është se nën dirigjimin e kompjuterëve, gjatë lojës domino, në të gjithë telefonat aktivizohet video e njëjtë dhe foto e njëjtë, gjë që e bën edhe më interesant këtë realizim të pazakontë me lojën domino.