Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Federale e Punës, papunësia në Gjermani ka arritur shkallën historike më të ulët që nga bashkimi i vendit në vitin 1990, shkruan albinfo.ch.
Detler Shelley, drejtor i Agjencisë Federale të Punës, tha se Gjermania ende ka një kërkesë të fortë për punëtorë, dhe ajo është e bazuar në një ekonomi të fortë.
Në krahasim me muajin e kaluar ka pasur 71 mijë të papunë më pak. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i punëkërkuesve ka rënë nga më shumë 166 mijë, thotë Agjencia Federale e Punës (BA). Norma e papunësisë ra me 0.2 pikë, në 5.6 për qind.
Nga sondazhi i ekonomistëve në Reuters ishte pritur një rënie prej 15.000 të papunësh.
Rekord, më pak se 2,5 milionë të papunë në Gjermani
0 Likes
0 Share
Në muajin maj në Gjermani ishin raportuar 2.498,000 njerëz të papunë. Bëhet fjalë për 166 mijë më pak se një vit më parë. Shkalla e papunësisë bie në 5.6 për qind.