Gjykata Administrative Federale e Zvicrës kishte pranuar vitin e kaluar 5661 raste që kanë të bëjnë me të drejtën e azilit. Aq shumë raste nuk janë regjistruar kurrë më parë që nga themelimi i Gjykatës, në vitin 2007. Më 2014 gjykata kishte pranuar 4831 raste të azilit.
Në fakt, në Gjykatën Federale Administrative vitin e kaluar janë regjistruar 8465 raste të reja. Këto ishin në mënyrë të konsiderueshme më shumë se në vitin 2014.
Edhe në gjykatat e tjera federale rastet e tilla janë rritur. Gjykata Federale në Lozanë ka raportuar më shumë rezultate rreth 2 për qind. Gjithsej 7853 ankesa janë përsëritur, 7695 raste tashmë janë zgjidhur.