Disa shtete evropiane po përballen me një rritje të të infektuarve me variantin Omicron të COVID-19, situatë, e cila ka detyruar shumë qeveri të rivendosin kufizime ndonëse jemi në muajin e festave.
Në 24 orët e fundit Britania raportoi një rekord prej 122.186 rastesh të reja me koronavirus, e për herë të parë nga nisja e pandemisë tejkaloi shifrën 120.000 të prekur. Autoritetet bëjnë me dije se 137 persona humbën jetën. 23.719 raste me Omicron janë konfirmuar në Britani, rritja më e madhe ditore që nga zbulimi i variantit të COVID-19 në vend.