Pandemia globale e koronavirusit po vazhdon të marrë jetëra njerëzisht anembanë botës.
Aktualisht në vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut është vendi, i cili pothuajse çdo ditë raporton për numër rekord të viktimave.
Ministria e Shëndetësisë atje njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 41 qytetarë.
Sipas këtij raporti, janë regjistruar 539 raste të reja, ndërsa janë shëruar 245 persona, transmeton Albinfo.ch.