Bëhet fjalë për një rekord të ri që i sjell kryesisht telashe shefit të shtetit francez. Hollande i shpalli “luftë” papunësisë. Por ai nuk mundi të arrijë sukses deri tani.
Në Francë shkalla e papunësisë ka arritur një rekord të ri prej 3.510.000 personave të regjistruar si të papunë në muajin mars. Kështu ka njoftuar Ministria e Punës në Paris.
Krahasuar me muajin e kaluar, numri i të papunëve në këtë mënyrë u rrit me 15.400 ose 0,4 për qind. Nga rekordi i ri ishin dhe janë prekur kryesisht të rinjtë.
Që nga inaugurimi i kryetarit socialist, François Hollande, më 2012, një rënie në normën e papunësisë është vërejtur vetëm në disa muaj. Kjo është kështu, pavarësisht se Hollande deklaroi uljen e papunësisë.