Shumë shtete evropiane po shënojë rritje të lartë të të infektuarve me koronavirus, sidomos me variantin Omicron. Në krejt këtë situatë, vaksinimi po shihet si mënyra më e sigurt dhe e vetme për lehtësim të gjendjes.
Kështu, nga shtetet e rajonit Franca po raporton një rritje të theksueshme të të infektuarve me COVID dhe shkak është transmetueshmëria e lartë nga varianti Omicron.
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 360 mijë raste të të prekurve, përcjell Albinfo.ch.
Ministri i Shëndetësisë, Olive Veran, e cilëson këtë një valë të re të pandemisë.
“Nuk kemi pasur shifra të tilla që nga nisja e krizës shëndetësore. Është një valë e re. Shifrat flasin qartë 22 mijë pacientë të shtruar në spital me COVID-19 dhe 3900 ndodhen në kujdes intesiv në reanimacion”, u shpreh ministri, transmeton Euronews.
Italia po ashtu raporton një rritje rekord të të infektuarve, më shumë se 220 mijë të prekur, dyfishi i një dite më parë. Edhe pse infektimet janë më pas serioze sesa variantet e tjera, qytetarët e pavaksinuar janë më të rrezikuar.
Stafi mjekësor në spitalin në Kremona në veri të vendit u bën thirrje italianëve të vaksinohen.
“Vaksina është mjeti kryesor që ne kemi dhe që garanton se personat e infektuar do të kenë më pak dëme në shëndet. Ajo siguron më pak shtrime në spital dhe më pak të sëmurë në njësitë e kujdesit intensiv”, u shpreh Enrico Storti, drejtor i kujdesit intensiv në spitalin në Cremona.
Turqia është një tjetër shtet ku po regjistrohet një rritje e lartë e të infektuarve, më shumë se 74 mijë infektime të reja. Në dhjetor u raportua për 20 mijë të prekur.