Bëhet fjalë për 36.8 milionë porosi në ditë.
Shitësi më i madh në internet në botë “Amazon” ka shitur 36.8 milionë artikuj në ditë gjatë sezonit të blerjeve të këtij viti. Pra, në fillim të dhjetorit ata shitën në gjithë botën mesatarisht 426 artikuj për sekondë të hënën.
Në Gjermani ditën e pikut, më 15 dhjetor, 4.6 milionë porosi ka regjistruar «Amazon», duke shitur 53 artikuj për sekondë. Shifrat për Zvicër nuk janë përfshirë në këtë deklarim për media të «Amazon»-it.