Nga trazirat e fundit në Amerikë, është regjistruar edhe viktima e pestë në “Capitol Hill”, transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për policin Brian D. Sicknick, i cili është lënduar nga protestuesit pro-Trump, të cilët po hynin me forcë nëpër ndërtesat qeveritare, njofton CNN.
“Oficeri Sicknick ishte në detyrë dhe iu përgjigj dhunës së 6 janarit në Capitoll, ku edhe u plagos pas përleshjes fizike me protestuesit. Ai pas protestës u kthye në zyrën e tij, ku humbi vetëdijen. Shpejt u dërgua në një spital lokal për të trajtuar lëndimet, por nuk ia doli”, thuhet në komunikatën e Policisë amerikane.
Donald Trump është distancuar nga dhuna në protestë, por protestuesit i quajti “patriotë”.
Ai të premten ka pranuar humbjen për ta mundësuar tranzicionin e rregullt të pushtetit.
Për shkak të deklaratave nëpër rrjetet sociale, atij i janë bllokuar llogaritë në Facebook, Instagram e Twitter.