Organizata jo- qeveritare Germin, së bashku me organizata partnere në diasporë, ka ndërmarrë nismën për të filluar Dialogun e Strukturuar për të Drejta të Diasporës. Në kuadër të kësaj nisme është lansuar platforma interaktive për diasporën www.diasporaflet.org.
“Jeni organizatë formale apo jo formale në diasporë? Bashkohuni në databazën e të gjitha organizatave shqiptare në gjithë botën.”, thuhet në njotimin e Germin.
“Platforma ka tri elemente interaktive: hartën, kalendarin, dhe blogun. Në këtë platformë mund të regjistrohen të gjitha organizatat shqiptare në diasporë – shoqatat, shkollat shqipe, grupet kulturore, fetare (kishat dhe xhamiat) dhe grupet joformale.”, thuhet në njoftim.
Çdo organizatë në diasporë (formale ose joformale) mund ta krijojë profilin e saj në platformë dhe ta përditësojë atë me informata në çfarëdo kohe. Si organizata partnere ju keni mundësi t’i publikoni aktivitet e planifikuara në Kalendarin Global dhe të shkruani opinione në hapësirën Diaspora Flet në kuadër të platformës.
Procesi për t’u regjistruar zgjatë pesë minuta dhe ky është linku:
http://www.diasporaflet.org/register. Më pas organizatat mund ta krijojnë profilin e tyre në platformë dhe ta përditësojë atë me informata në çfarëdo kohe.
Nëse ju duhen informata shtesë, na shkruani në info@germin.org

