Agjencia e Statistikave të Kosovës ka lansuar lojën shpërblyese për regjistrimin e popullsisë.
Ajo është hapur në platformën “e-Kosova”.
Kushti për të marrë pjesë në lojën shpërblyese është që të jeni të regjistruar në këtë platformë.
Gara është që të qëllohet numri i popullsisë rezidente, sipas regjistrimit që tashmë ka nisur.
Loja shpërblyese do të jetë e hapur nga 11 prilli deri më 10 maj 2024 ora 24:00, transmeton albinfo.ch.
Fituesi do të marrë 10 mijë euro.