Të enjten mbrëma ka përfunduar regjistrimi i popullsisë dhe diasporës në Maqedoninë Veriore. 200 mijë persona janë regjistruar nga diaspora.
Më së shumti ka nga Zvicra, 65064 persona, njofton albinfo.ch.
Ndërkohë, në vendin e dytë është Gjermania me 46590 persona, pastaj Italia me 28476, Austria me 11758, SHBA me 9120, Belgjika me 4845, Danimarka me 4317, Sllovenia me 4030, Britania e Madhe me 2832 dhe Turqia me 2388.
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka filluar më 5 shtator të këtij viti.