Mediat zvicerane kanë shkruar se tri rojat zvicerane duhet të largohen nga Vatikani, për shkak se kategorikisht ishin kundër vaksinimit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ata nuk donin të ndiqnin detyrimin e vaksinimit kundër Covid në fuqi, në njësinë e armatosur për të mbrojtur Papën.
Kjo është raportuar nga “Le Matin Dimanche”. Zëdhënësi i Gardës konfirmoi lajmin, duke specifikuar se braktisjet u bënë “në baza vullnetare”.
I njëjti zëdhënës shtoi se tre rekrutë të tjerë të pavaksinuar tani janë pezulluar nga shërbimi, derisa të përfundojë cikli i vaksinimit. Kjo masë është në përputhje “me ato të miratuara nga forcat e tjera të armatosura në botë”. /Albinfo.ch