Një shqiptare është dënuar me një gjobë prej 30 mijë eurosh, për shkak se ajo gjatë një ngjarjeje në Itali kishte refuzuar ta hiqte burkën nga koka dhe fytyra e saj, shkruan parstoday.com, përcjell “albinfo.ch”.
Sipas një raporti të gazetës italiane “Messaggero Veneto” , guraja 40-vjeçare para një muaj, së bashku me djalin e saj kishte marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Komuna San Vito al Tagliamento, ku ajo ishte e mbuluar tërësisht.
Sipas këtij raporti, thuhet se kryetari i Komunës ka kërkuar që ajo të zbulojë fytyrën e saj, gjë të cilën shqiptarja e kishte refuzuar, njofton “albinfo.ch”.
Për këtë rast, kryetari i Komunës ka bërë një ankesë, nga ku ajo u dënua me katër muaj burgim dhe një gjobë prej 600 eurosh, mirëpo më pas Gjykata e Apelit ka vendosur që ta dënojë më 30 mijë euro.
Albinfo.ch