Mijëra njerëz nga Amerika Qendrore janë në rrugën e tyre për në Shtetet e Bashkuara.
Shumë prej tyre, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, të gjithë të varfër, po tentojnë të hyjnë SHBA-në.
Disa ditë më parë një grup prej 140 emigrantëve nga Hondurasi u nisën drejt SHBA, kishin njoftuar mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch.
Nga 149 emigrant, numri u rrit në 4000.
Disa prej të gjithë emigrantëve kanë hyrë në Meksikë, e cila njihet si ndalesa e fundit për në Shtetet e Bashkuara.
“Ky është fillimi i një orteku, vështirë për të ndaluar. Njerëzit nuk mund të durojnë më shumë dhunë”, i tha AFP-së Denis Contreras, një emigrant i cili mori rrugë me motrën dhe dy kushërinjtë.
Njoftimi i ardhjes së një numri të madh refugjatësh është një sfidë e madhe për Trumpin.
“Unë jam i gatshëm të dërgoj trupa nëse është e nevojshme për të mbrojtur kufirin tonë jugor”, tha Trump.